Vrasja e Edmond Papës është hakmarrje!
yshohet se vrasja e biznesmenit që jetonte në Sarandë të ketë lidhje me vrasjen e Aleksandër Sadikajt. Shkaku i ekzekutimit ka qënë prishja e pazareve të drogës, pistë e cila është ngritur nga policia e Tiranës.
Prova kryesore që e shtyn policinë të lidhë dy vrasjet është fakti se Papa dhe kundërshtari i tij janë takuar në Sarandë dy ditë para vrasjes së ndodhur në qershor të këtij viti, takim i cili nuk shkoi mirë.
Mister mbetet porositësi dhe autori. Vrasësi i Papës dyshohet se kishte ndihmës. Ai priti 1 orë e 30 minuta në afërsi të bar kafes 49-vjeçarin për ta ekzekutuar. 5 minuta pasi viktima mbërriti në shtëpinë e vëllait rreth orës 15.00, ekzekutori u kap nga kamerat e sigurisë në lagjen ‘Fadil Bodinaku’.
Për lëvizjet e Papës, dyshohet se autori është informuar nga persona të tjerë, të cilët i kanë bërë të ditur se biznesmeni kishte mbërritur në shtëpi. Grupi hetimor po grumbullon pamje filmike të vendeve të frekuentuara prej Papës në Tiranë gjatë ditës së premtes. 49-vjeçari Edmond Papa, u ekzekutua më 16 dhjetor rreth orës 16:30. Ai ishte me precedent në Greqi, pasi ishte i dënuar me 7 vite burg për trafik droge si dhe i skeduar më parë në Britani të Madhe.
Në Sarandë, qyteti nga i cili ishte, viktima nuk njihej si njeri problematik por edhe me identitet tjetër, pasi përdorte edhe mbiemrin Hoxha. Papa ishte pronar i hotelit ‘Blue Sky’, si dhe kishte në pronësi një qendër biznesni në qendër të qytetit pranë Gjykatës së Sarandës.

