Betis ia doli të përmbys rezuultatin në transfertë ndaj Elche-s falë rikthimit 2-0 me 2-3 në pjesën e dytë për të qëndruar fort në top pesëshen e Ligës. Një përmbysje, megjithatë, që bëri bujë në Spanjë dhe veçanërisht në radhët e vendasve, për shkak të vendimeve të arbitrit që shënuan ndeshjen.
Javier Iglesias Villanueva ishte protagonist negativ i ndeshjes dhe brenda një pjese ndau tre kartona të kuq ndaj Elçes (një në stol) dhe po aq penallti në favor të Betisit, një shembull i arbitrimit të tij “armiqësor” ndaj njerëzve të Elçe.
E veçanta që duhej të vendoste ndeshjen, megjithatë, është faza 90+2′, kur shpiku një faull dhe një karton të verdhë ndaj mbrojtësit kilian, Rocco, për një goditje në fytyrë, edhe pse në përsëritje duket qartë se lojtari i Betisit bie në tokë nga kontakti me dorën e tij. Nga kjo fazë erdhi penalltia që Verdiblancos fituan për 2-3, me VAR sigurisht që nuk mundi të ndërhynte.
“Skandali” shkaktoi një shpërthim nga njerëzit e Elçes, të cilët nisën një sulm verbal ndaj ekipit të arbitrave me drejtorin e tyre sportiv që dyshohet se u bërtiste atyre “të poshtër, bij k@@@@@sh”, sipas mediave spanjolle. Në fakt, pronari i Elçes, Christian Bagarnik, ka “bastisur” dhomën e zhveshjes së gjyqtarëve dhe i ka kërcënuar se nuk do të largohen nga fusha!

