Qeveria turke ka refuzuar propozimin e Elon Musk për të dërguar shërbimin satelitor në Turqi pas tërmetit të fortë. Musk tha në Twitter se një nga kompanitë e tij, Space Exploration Technologies Corp., mund të sigurojë komunikimin nëpërmjet rrjetit të Starlink pas një propozimi që iu bë në Twitter nga një shtetas turk.

PJESË NGA BISEDA:

Mehmet Emin Adin, MD: Hej Elon Musk një tërmet masiv goditi Turqinë dhe vendet fqinje. Ka mungesa të mëdha komunikimi. A keni ndonjë shans për të ndihmuar me satelitët tuaj Starlink?
Elon Musk: Starlink ende nuk është miratuar nga qeveria turke. SpaceX mund të dërgojë sinjal sapo të miratohet.
Mehmet Emin Adin, MD: Faleminderit! Ata kanë shpallur alarmin e emergjencës. Ky problem mund të zgjidhet së shpejti.

Kufiri mes Turqisë dhe Sirisë është goditur ditën e sotme nga dy tërmete të fuqishme. I pari tronditi banorët rreth orës 04:17 dhe ishte 7.4 ballë. Ndërsa i dyti, 7.7 ballë ndodhi rreth orës 11: 24. Deri më tani, janë shënuar mbi 1300 viktima dhe mbi 5 mijë të plagosur. Lëkundja e parë tronditi banorët rreth orës 04:17 me epiqendër pranë qytetit të Gaziantep. Tërmeti i parë ndodhi 23 kilometra (14.2 milje) në lindje të Nurdagi, provincën Gaziantep, në një thellësi prej 24.1 kilometrash (14.9 milje), tha Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS). Nurdagi ndodhet përgjatë kufirit Turqi-Siri dhe tërmeti u ndje në disa vende të rajonit, duke përfshirë Sirinë dhe Libanin. Ndërtesat u shembën në Kahramanmaraş, Gaziantep, Diyarbakır, Malatya, Şanlıurfa, Adıyaman, Hatay, Adana dhe Osmaniye u shkatërruan. Tashmë ka nisur një operacion kërkim-shpëtimi. Paslëkundjet deri më tani raportohet të kenë qënë mbi 18.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version