Tre persona humbën jetën dhe katër të tjerë u plagosën në një aksident të rëndë në Rrugën e Arbrit. Panorama.al mëson se dy nga viktimat janë vëllezër dhe janë identifikuar si Kujtim dhe Murat Istrefi ndërsa e treta është një grua, Lulzime Istrefi.
Mësohet se dy vëllezërit gjetën vdekjen në vend, ndërsa Lulzimja vdiq në spitalin e Bulqizës.
Po ashtu të plagosur kanë mbetur Mërgim Lazri 25 vjeç, Edison Lazri 20 vjeç, Kadrie Markeçi dhe Firuze Istrefi 56 vjeç.
Policia dhe ambulanca mbërritën në vendin e ngjarjes, të cilët bënë të mundur transportin e të plagosurve dhe viktimave në spital.
Rruga ku ka ndodhur aksidenti është problematike pasi ka mungesë sinjalistike si dhe mungesë ndriçimi, kjo edhe për faktin se është një segment që është ende në ndërtim.
Bulqizë / Informacion paraprak
Rreth orës 18:15, në aksin rrugor Fushë Bulqizë-Shupenzë, në vendin e quajtur ‘Ura e Gjoricës’, janë përfshirë në një aksident rrugor 2 automjete dhe për pasojë kanë humbur jetën në vendngjarje shtetasit K.I., dhe M.I. si dhe ka humbur jetën në spital shtetasja L.I.
Gjithashtu janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital shtetaset F.I., K.M., dhe shtetasit M.L., E.L., pasagjer në automjete.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes po punon zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

