Një shqiptar i arrestuar në gusht në Britani, pasi u kap në makinë me lëndë narkotike, është dënuar me 2 vjet e 8 muaj burg dhe pas shlyerjes së dënimit do të dëbohet drejt Shqipërisë.
Elton Bakijasi, 44-vjeç u ndalua nga oficerët e Njësisë së Specializuar të Zbatimit (SEU) në kryqëzimin e Powis Grove dhe Dyke Road pasi dyshohej se përdorte automjetin e tij për të shpërndarë kokainë.
Oficerët gjetën brenda automjetit 27 çanta të vogla me drogë, si dhe gjetën prova se Bakijasi përdorte një leje drejtimi të rreme italiane.
Ai u akuzua për posedim të një droge të klasit A me qëllim furnizimin dhe për posedim të dokumenteve të rreme të identitetit.
Pas një hetimi nga Detektivi Thornton-Green nga Brighton CID, ai u gjykua në gjykatën Hove Crown më 27 janar dhe është dënuar me dy vjet e tetë muaj burg.
Bakijasi, 44 vjeç, i papunë nga Station Road, Portslade, nuk kishte patentë të vlefshme dhe mjeti nuk ishte i regjistruar në emër të tij.
Ai gjithashtu do të përballet me një urdhër dëbimi pas lirimit të tij.
