Gjykata e Lartë ka rrëzuar këtë të enjte rekursin e bërë nga i shumëkërkuari Ervis Martinaj në lidhje me ngjarjen e ish-“Bllokut”, ku mbeti i vrarë miku i tij Fabiol Gaxha dhe u plagos Eljon Hato dhe vetë Martinaj. Çështja ishte dërguar në Gjykatën e Lartë, pasi Martinaj kishte bërë rekurs vendimit të Gjykatës së Apelit të vitit 2018 që e la atë në burg për ngjarjen në zonën e ish-Bllokut, por që më u lirua nga Gjykata e Tiranës me garanci pasurore.

Në përfundim të procesit në Apel akuza ndaj Martinaj për vrasje të mbetur në tentativë ra, por megjithatë ai sërish u dënua me 3 vite e 8 muaj burg, pasi u shpall fajtor për akuzat: “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për vrasje”, “Fshehje të të ardhurave”, “Falsifikim i pasaportave, kartave të indentitetit, vizave”, si edhe “Organizim ose ushtrim i veprimtarisë së lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”.

Por vendimi vjen në një kohë kur prej 7 muajsh nuk ka asnjë shenjë për Martinajn, i cili konsiderohet i zhdukur, por gjithashtu është në kërkim edhe pas dëshmisë së Nuredin Dumanit, i cili e akuzoi se e kishte paguar për të vrarë ish-anëtarin e bandës së Durrësit, Endrit Doklen. 

Vrasja në ish-Bllok, si u trondit zemra e kryeqytetit nga plumbat?

Mbrëmjen e 4 tetorit 2018, rreth orës 21:00, në lokalin “Monopol” mu në zemër të ish-bllokut, pati një përplasje me armë ku për pasojë mbeti i vrarë Fabjol Gaxha, ndërsa u plagosën Ervis Martinaj dhe shoku i tij Eljon Hato. Në kërkim u shpall Ervin Mata dhe Merviol Bilo. Mata u dorëzua dhe u la i lirë, ndërsa ende i paarrestuar ishte komandoja Merviol Bilo. Tashmë arratisë i erdhi fundi dhe ish-komandoja mund të lëvizë i lirë.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version