Në një postim në rrjetet sociale, Braçe ngre shqetësimin për zjarrfikësit, të cilët thekson se bëjnë punën më të vështirë dhe të rrezikshme.
“Ata djem e burra duhet të jenë të siguruar, të mirëpaguar e të sigurt për familjet e tyre”, shkruan Braçe.
“Po Zjarrfikësit?! Po Rrogat E Tyre?! Shumë mirë që rriten rrogat e punonjësve të policisë së shtetit; Shumë mirë që rritën rrogat e punonjësve të policisë së burgjeve; Më herët gjatë vitit u rritën rrogat e ushtarakëve të forcave të armatosura;

Po rrogat e zjarrfikësve, pse jo? Është puna më e vështire, më e rëndë e më e rrezikshme që pashë këtë verë; Ata djem e burra duhet të jenë të siguruar, të mirëpaguar e të sigurt për familjet e tyre”, është reagimi i Erion Braçes në Instagram.