Amos Zaharia dhe Dea Mishel janë komentuar shumë së fundmi se mes dyshes mund të krijohet një lidhje dashurie, mirëpo së fundmi duket se gjërat kanë ndryshuar mes tyre.

Aktori është sqauar pas përfundimit të spektaklit me Dean, të cilës i tha se është ndjerë i ofenduar nga batutat e saj dhe i ka kërkuar të sillet mirë me të ashtu siç ai sillet me aktoren.

Sipas tij, Dea i ka thënë në mënyrë urdhëruese që t’i mbyllë valixhen pasi nuk ia kërkoi me aspak mirësjellje dhe theksoi se e ka paralajmëruar disa herë që të mos e bëjë më.

Dea u mundua të sqarohet por Amosi nuk dëshiroi duke e mbyllur diskutimin me “kaq”.

“The një batutë para Prime-t ‘ ma mbyll pak valixhen’ dhe thjesht u largove. U bë e distata herë që të them sillu mirë, unë kam bërë njëherë një batutë me ty ku më ke kritikuar dhe unë nuk e kam bërë më kurrë, të lutem shumë mos e bëj më, është hera e fundit që ta them. Mënyra sesi e the ishte urdheruese. Mos e bëj më ose nuk do të kemi komunikim bashkë”- i tha Amosi Deas.

Dy konkurentët kanë improvizuar për provën e tyre të javës, të luajnë pjesë të caktuara nga filmat, dhe nuk kanë nguruar të realizojnë dhe skenën e puthjes. Në një kohë kur sytë e të gjithëve janë nga Luizi për shkak të pëlqimit që ky i fundit ka shprehur për Kiarën, puthjen e parë kanë zgjedhur ta japin Amos dhe Dea.

Ata janë zhvendosur në ambientet e dusheve, bashkë me banorët e tjerë që kanë krijuar atmosferë duke ju hedhur ujë për ta bërë skenën sa më romantike. Mes brohorimave dhe duartrokitjeve, Amos dhe Dea kanë dhënë puthjen e parë.

Shpesh ata janë përfolur nga banorët e tjerë për mundësinë e një lidhje, gjë të cilën asnjë prej të dyve nuk e ka mohuar apo pohuar. Ata kanë biseduar për atë që mund të lindë mes tyre, por duket se nga ana e Deas nuk shihet asnjë shpresë e cila ia ka bërë të qartë Amosit ‘të mos merret me të”./Panorama Plus

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version