Vedat Muriqi duket se po kalon një formë mjaft të mirë me Majorkën në La Ligën spanjolle, duke realizuar 6 nga 10 golat që ka shënuar skuadra.

Për këtë arsye, trajneri meksikan i Majorkës, Havier Agirre, ka folur veçanërisht për të në emisionin “El Larguero”.

https://sosnews.al/wp-content/uploads/2022/11/kr9nQ.mp4

Përgjigja e tij për sulmuesin e përfaqësuesit të Kosovës erdhën në formën e një shakaje, duke i thurur dhe elozhe.

“Është i shëmtuar, por sa mirë që luan i poshtri. Nëse unë do ta shikoja në rrugë atë, atëherë do të ndërroja rrugën”, ishin fjalët e Agirres.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version