Vanja Milenkovic Savic duket se nuk e ka ndërmend të largohet nga Torino. Portieri titullar i skuadrës Granata ia ka dalë të bëjë mirë mes shtyllave dhe kësisoj ka bindur edhe trajnerin kroat, Ivan Juric që t’i besojë atij çelësat e portës dhe jo Etrit Berishës.
Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, edhe pse kontrata e Saviç do dhe dy vite për të përfunduar, drejtuesit kërkojnë të vazhdojnë edhe më shumë bashkëpunimin. Ky është një lajm i keq për Etrit Berishën, i cili akoma nuk ka luajtur akoma asnjë ndeshje këtë sezon.


