Një ditë më parë, gjatë prezantimit të Drejtorit të ri të Përgjithshëm, Kryeministri Edi Rama caktoi si një nga përparësitë e lidërshipit të Rrumbullakut kontrollin e territorit dhe goditjen e ndërtimeve pa leje.

Në fjalën e tij, Rama mori si referencë një pallat në mes të Tiranës duke kërkuar ndërhyrje të pamëshishme dhe të mënjëhershme.

“Një pallat pa leje në mes të Tiranës. Kjo kërkon një adresim të menjehershëm, të pamëshirshëm do të thosha unë ndaj atyre pasuruarve, ashtu edhe ndaj punonjësve të policisë që qytetarëve u tregojnë dhëmbët dhe pasuruarve u puthin këmbët”, tha Rama.

Burime tw sosnews.al bëjnë me dije se bëhet fjalë për për godinën në formë kubash, “Eyes of Tirana”.

Eyes of Tirana është projektuar si një godinë e madhe, 24 kate e lartë për të zhvilluar profilin e kryeqytetit shqiptar. Propozimi përbëhet nga tre pjesë të godinës që do të përmbajë apartamente, zyra dhe dyqane me një sipërfaqe totale 63500 m2. (kliko mbi tekst)

Projekti i publikuar nga kompania e ndertimit te Eyes of Tirana

Ky është përshkrimi që vetë kompania e ndërtimit ka bërë për këtë ndërtesë duke theksuar edhe sipërfaqen dhe numrin e kateve të ndërtimit.

Burime të sosnews.al bëjnë me dije se punimet janë ndërprerë për shkak se investitorët kanë dalë jashtë lejes së ndërtimit, duke abuzuar me sipërfaqen apo katet.

Ajo çfarë të bën përshtyje është fakti që kjo godinë është ndërtuar në syrin e të gjithë qytetarëve dhe mbi të gjitha para syrit të instancave më të larta shtetërore, pasi ndodhet në zemër të qytetit të Tiranës, por askush nuk ka reaguar apo ndërmarrë hapat e nevojshëm për të mos lejuar abuzimin e investitorëve.

Vetëm një ditë pasi Kryeministri shenjëstroi ‘Eyes of Tirana”, Zv/Kryeministrja Belinda Balluku nisi aksionin për konfiskimi e kateve e të metrave shtesë të ndërtuara në shkelje të ligjit e të lejes së ndërtimit.

Megjithatë kjo godinë mbart edhe një histori tjetër, të publikuar nga sosnews.al.  Duket se “Eyes of Tirana” mbart edhe histori shantazhesh e gjobash.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version