Nëna e 19 vjeçarit Erjon Xhenje, të vrarë disa ditë më parë në Shkodër ka thyer heshtjen duke kërkuar mbrojtjn e shtetit. Në mesazhin e dërguar në redaksinë e sosnews.al, zonja Xhenje ka kërkuar drejtësi për djalin e saj të vrarë dhe mbrojtje nga shteti pasi ndihen të pambrojtur.
Nëna e 19-vjeçarit mohon që i biri të ketë qënë i pëfshirë në aktivitete kriminale dhe shprehet se fatkeqësia e djalit të saj ishin kushërinjtë e tij me precedent penal.

Mesazhi i plotë;
Jam Elvira Xhenje, nëna e të ndjerit Erjon Xhenje, të riut që u vra në Shkodër, më datë 18.09.2022.Vrasja e djalit tonë ka qenë një tronditje e madhe për familjen tonë, por jo vetëm. Dhimbjen për djalin tim e kam parë në sytë e gjithë prindërve që në sytë e mi kanë parë vetën e tyre, sesi një fëmije të pafajshëm i merret jeta me pa të drejtë. Dhimbjen për Erjonin e kam parë në sytë e të rinjve që e kuptojnë sesa e pasigurtë dhe e pa vlerë është jeta në Shqipëri. Fatkeqësia e djalit tim ishte se kushërinjte e tij janë me precedentë penale. Ky fakt i dha të drejtën dorës kriminale që t’ia marrë pa mëshirë jetën djalit tim. Ky fakt i dha të drejtë portaleve që ta godasin për herë të dytë Erjonin duke cënu dinjitetin e tij me informacione të pavërteta dhe duke trazu shpirtrat e familjarëve sërish. Erjon Xhenje ka qenë student i degës fizioterapi. Ka qenë një i ri me angazhime në jetën personale dhe shoqërore. Erjoni është eduku me vlera dhe i ka manifestu në familje dhe në rrethin e tij të pastër shoqëror. Kërkoj nga shteti drejtësi për djalin tim. Kërkoj gjithashtu që familja ime të merret në mbrojtje pasi ndihemi të pambrojtur. Erjoni ka qenë një djalë besimtar. Jam e sigurtë që ai është lule në xhenet. Allahu e pastë në mbrojtje pasi në këtë jetë ka padrejtësi.
Elvira Xhenje

