Vallecano mori një fitore të rëndësishme në La Liga, pasi mposhti 5-1 Cadiz. Vendasit zhvilluan një lojë fantastike, duke kënaqur publikun e vet që kishte zgjedhur të shikonte nga afër këtë takim.
Minuta e 82-të do sillte protagonist Ivan Balliun. Mbrojtësi i Përfaqësueses shqiptar ishte mjaft i pafat, teksa realizoi një autogol pas topit që iu kthye në fytyrë.
Gjithsesi, 3 pikët tashmë ishin në kasafortë dhe goli nuk pati ndonjë efekt të madh. Vallecano qëndron në mesin e tabelës.

