Mjeku Arjan Harxhi ka folur pas konfirmimit një ditë më parë të një fëmijë 1-vjeç i cili ka rezultuar pozitiv me HIV/AIDS ndonëse nëna dhe babai ishin negativ, rast qw ka nisur dyshimet se infektimi ka ndodhur nga njw mjek i QSUT. Në një prononcim për “ReportTv”, ai tha se kanë nisur hetimi epidemiologjik, ndërsa theksoi se duhet të investigohet për të zbuluar rrugët e tjera të transmetimit, duke përjashtuar atë të infektimit nga nëna te fëmija.

“Duhet të investigohet që nëse përjashtohet rruga e parë e transmetimit nga nëna te fëmija, duhet të investigohet për dy rrugët e tjera. Do ishte një rast i jashëtzakonshëm sepse në 30 vjet histori të infeksinit HIV në Shqipëri, rastet e para mund të kenë qenë të numëruara me gishtat e dorës që janë transmetuar përmes gjakut të pasigurt. Bëhet fjalë për fillimin e viteve ’90. Tashmë në shqipëri standarti i monitorimit dhe kontrollet e gjakut dhe nënprodukuteve të tij është sipas standarteve më të mira, pasi gjaku skrinohet me teste shumë të fofistikuara të biologjisë molekulare që e ulin gati në zero riksun transmetimit të këtij virusit. Kur ndodh pra janë raste shumë të ralla kur ndodh që personi që dhuron gjak mund të jetë infektues, produkti i tij mund te jetë infektues por analiza e tij del negative. Pra këto janë detaje që më shumë do i nevojiten ekspertëve që do bëjnë ekspertizën”, tha mjeku Harxhi.
Ndër të tjera, mjeku specifikoi se meshkujt janë më të rrezikuar të preken nga Hiv/AIDS.
“Raporti është tre më një për femrat dhe meshkut e prekur. 3 meshkuj 1 femër fiziologjikisht të dyja sekset preken njëlloj por kjo diskordancë ka të bëjë më e sjellej e rrezikshme, pra meshkujt paraqesin më shumë sjellje të rrezikshme. Meshkujt që kryejnë seks me meshkuj nuk raportohet shumë në shqipëri por kjo vjen edhe në bazë të fakti që këto raste nuk zbulohen për shkak të diskriminimit që ka për këtë lloj popullate. Por fakti që janë 3 me 1 tregon se meshkujt preken më shumë se femrat”, tha mjeku.
Denoncimi është bërë dje nga familjarët e vogëlushit në News24, shprehen të sigurt që kontaminimi i të miturit me virusin ka ndodhur pranë QSUT, pasi ata në analizat e kryera në laboratorët në Gjermani kanë rezultuar negativë. Ngjarjen familjarët e cilësojnë tepër të rëndë dhe nënvizojnë se nuk kanë gjetur zgjidhje nga autoritetet shqiptare, ndërsa shprehen se nga kjo situatë u është shkatërruar jeta.

