Aktori shqiptaro-amerikan Jim Belushi ka vizituar Shqipërinë pas shumë kohësh. U tha se arsyeja ishte se ai do të kryente xhirimet e një dokumentari, mirëpo aktori ka vizituar dhe qytete të tjera. Një prej tyre ishte dhe Lazarati. Ai është shfaqur aty me kryebashkiakun Flamur Golemi.
“Me të madhin Jim Belushi në Lazarat, për të eksploruar fshatin që pavarësisht të shkuarës, ka potenciale të jashtëzakonshme për zhvillimin e turizmit dhe është gjithashtu një shesh-xhirimi perfekt për projekte kinematografike ndërkombëtare si ai që po bën aktori shqiptaro-amerikan. Të tjerat më vonë…”, shkruan kryebashkiaku i Gjirokastrës.

Nuk dihet se cila është arsyeja e Belushit për të vizituar Lazaratin. A do ta përfshijë në dokumentar apo diçka më shumë se aq….?
Për ju që nuk e dini, Jim Belushi zotëron një fermë të madhe të kultivimit të kanabisit për qëllime mjekësore, në Kaliforni.
Rastësi, është edhe fakti që qeveria “Rama” po bën gati një ligj për legalizimin e kësaj bime. Në këtë kontekst kushdo mund të ketë hamendësimet e veta rreth pranisë së Belushit në Lazarat.

