Një gafë jo e këndshme e FIFA-s nuk ka kaluar pa u vënë re.

Një reklamë u shfaq në  stadiumin e “Khalifa International” përpara fillimit të ndeshjes mes Anglisë dhe Iranit, që këshillonte tifozët të konsumojnë pijen “BudWeisers”. Lojtari i 12-të nuk lejohet të marrë  “Budweiser” brenda stadiumit pas një vendimi të marrë për ndalimin e konsumit të alkoolit në Katar.

Reklama është shfaqur duke i dhënë mbështetje “Drink Wiser” dhe “Cheer better”, mirëpo prestigjiozja Mirror Football shprehet se FIFA kishte marrë lejen muajin e kaluar për ta shitur atë brenda stadiumeve. Pas një vizite nga një anëtari të lartë të familjes mbretërore të Katarit në stadium, u vendos që alkooli të mos shitej apo konsumuar.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version