Në orën 19.00  në Air Albania do të luhet ndeshja mes Tiranës dhe Vllaznisë. Kjo sfidë vlen për finalen e Superkupës së Shqipërisë dhe pritet me interes nga tifozët.

Pak më parë janë publikuar edhe formacionet. Si trajneri i shkodranëve, Mirel Josa ashtu edhe ai i bardhebluve, Orges Shehi kanë vendosur për skuadrat që do të zbresin në fushë.

Kampionia në fuqi e “Abissnet Superiore”, Tirana do synojë triumfin, ndërsa fituesja e Kupës së Shqipërisë, Vllaznia do tentojë t’ia vështirësojë punën kundërshtarit.

Tirana: Bekaj, Ismajlgeci, Behiratche, Najdovski, Përgjoni, Aleksi, Deliu, Kallaku, Hasani, Patrick, Xhixha. Trajner: Orges Shehi

Vllaznia: Zogovic, Kruja, Gurishta, Shehi, Hakaj, Boshnjaku, Alivoda, Jonuzi, Mala, Hoxhaj, Marku. Trajner: Mirel Josa

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version