Carlos Alcaraz i dha fund ëndrrës së Fransis Tiafo-s në turneun e US Open, duke fituar në gjysmëfinale 6-7; 6-3; 6-1; 6-7; 6-3.

Për talentin spanjoll kjo është finalja e parë në një Grand Slam, ku ai do të përballet me norvegjezin Kasper Rud.

Për 19-vjeçarin, kjo ishte ndeshja e dytë në një kohë të shkurtër, që zgjati pesë sete, e prapë ai nuk tregoi shenja lodhjeje, duke e fituar ndeshjen e vështirë ndaj amerikanit.

Në stadium ishin të shumtë tifozët që kishin shkuar për të mbështetur Tia-fon, i cili ishte afro-amerikani i parë që arriti në një gjysmëfinale të US Open.

Për Alcaraz, kjo është ndeshja 50 e fituar në një Grand Slam, më shumë se çdo tenist tjetër këtë vit.

Casper Ruud siguroi pjesëmarrjen në finalen e dytë ë një Grand Slami në këtë vit, duke mundur rusin Karen Khaçanov 7-6 6-2 5-7 6-2.

Për norvegjezin do të jetë një sfidë e vështirë ndaj spanjollit, që nëse fiton mund të kurorëzohet si numri 1 i botës, duke u bërë tenisti më i ri që e arrin diçka të tillë.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version