Kryeministri Edi Rama paralajmëroi ditën e sotme se në ditët në vijim do dalin në dritë fakte të reja për Partinë Demokratike dhe për kryetarin e saj, Sali Berishën.
Gjatë konferencës për gazetarët dhe për publikun në rrjetet sociale, Rama mohoi lidhje me kartelin ‘Sinaloa’ teksa shtoi se nuk ka asnjë lidhje me grupet kriminale e se të gjitha ato që thuhen në media janë shpifje.
I pyetur për dorëheqjen e ish-drejtorit të Policisë së shtetit, Gledis Nanos, Rama konfirmoi lajmin e Dosja.al se ai ia kërkoi.
Rama sqaroi se policia ka përgjigje për rastin e Ervis Martinajt, mirëpo do duhet të bëhet durim deri në mbledhjen e fakteve.
Ai premtoi rritje pagash për zjarrëfikësit, nënzivoi se librat për fëmijët janë falas, si dhe shtoi se Shqipëria do bëhet vend eksportues neto i Energjisë brenda vitit 2030.

