Bayern Munchen korr suksesin e radhës në kampionat, duke mposhtur 6-1 Werder Bremen.

Vendasit e zhbllokuan takimin që në minutën e 6-të me Musiala. Werder vendosi menjëherë ekuilibrat me Jung.

Ekipi i Nagelsmann fitoi një penallti. Ekzekutimin e 11-mëtrshit e mori përsipër Chuopo Moting, i cili gaboi. Gjithsesi, bavarezët brenda fraksionit do realizonin 3 herë me Goretzka dhe me dopietën e Gnabry. Në pjesën e dytë, Gnabry hipotekoi tripletën, pati kohë edhe për Tel.

Kampionët e Gjermanisë renditen në vendin e parë me 31 pikë, ndërsa kundërshtarët e sotëm janë në vendin e shtatë.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version