Fitorja minimale 1-0 ndaj Torinos në derbi ka shërbyer për të çtensionuar pak situatën te Juventusi. Klubi bardhezi ishte vënë në epiqendër të kritikave pas disfatave të njëpasnjëshme, sidomos në Ligën e Kampioneve dhe trajneri Alegri kishte vendosur që skuadra të ishte në grumbullim në qendrën stërvitore çdo ditë.

Por pas fitores, tekniku ka bërë të qartë se “ndëshkimi”, ndonëse nuk pranonte se ishte i tillë, ka përfunduar dhe të gjithë mund të kthehen në shtëpitë e tyre.

“Nuk ishte e thjeshtë, pasi nuk kishim fituar ende në transfertë. Pjesa e parë ishte e ekuilibruar, në pjesën e dytë kishim shumë raste dhe ata vetëm një të tillë në të cilën rrezikuam. Kemi bërë një ndeshje prej Juventusi, kompaktë dhe me rregull. Ishte e rëndësishme të fitonim. U duhen bërë komplimente djemve, por isha i qetë pasi i kisha parë të gjithë të kthjellët.

Ky nuk ishte një grumbullim ndëshkimor. Na shërbeu për të punuar më shumë dhe për të përgatitur ndeshjen. Sot po i lë të shkojnë në shtëpi. Ky është hapi i parë, pastaj nëse ka ngjarje të jashtëzakonshme gjithçka përmbyset përsëri. Kjo është e bukura e futbollit, kjo fitore të shijon më shumë”, tha Alegri pas sfidës ku nuk ngurroi të tallej pak me Vlahoviç.

epa10178707 Juventus’ Dusan Vlahovic reacts during the Italian Serie A soccer match between Juventus FC and US Salernitana in Turin, Italy, 11 September 2022. EPA-EFE/Alessandro Di Marco

“Ndeshja e Vlahoviç? E nxora nga fusha se rrezikoi që ta tridhnin. Por përtej golit ka bërë një ndeshje të një niveli të mirë teknik. Të gjithë duhet të përmirësohen në atë aspekt, vinte nga dy ndeshje të shëmtuara teknikisht, ndërsa më përpara kishte bërë mirë. Mund të përmirësohem edhe unë, imagjinoni pastaj një që është 22-vjeçar”, deklaroi trajneri.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version