Në Parlamentin Evropian, presidentja Vjosa Osmani u është drejtuar serbëve duke thënë se Republika e Kosovës është shtëpia e tyre.
Duke folur për të drejtat që ofron Kosova për të gjithë qytetarët, Osmani u bëri thirrje të gjithë serbëve që jetojnë në Kosovë që të shfrytëzojnë të drejtat që i garanton Kushtetuta e këtij vendi.
“Ekzistenca e shtetit tonë dëshmon çfarë mund të bëjnë demokracitë kur bëhen bashkë, kur i dalin ballë pushtuesit, kur mbështesin ata që luftojnë për drejtësi dhe barazi, dhe kur ju bashkoheni kundër tiranisë, diktaturës dhe gjenocidit. Republika e Kosovës është shtëpia juaj. Do të bëjmë gjithçka që mundemi që të sigurohemi se ndiheni të përfshirë,”– tha Osmani.

