Vetëm disa ditë më parë Max Verstappen fitoi titullin e tij të dytë radhazi në Formula 1, një sukses që erdhi në pistën e Suzukas në Japoni, duke kurorëzuar kështu 4 gara para përfundimit një sezon të dominuar.

Megjithatë, edhe pse e ka futur në kasafortë trofeun, piloti Red Bullit nuk mendon që t’i tërheqë “rremat në varkë”, pasi është në kërkim të rekordeve të reja në Formula 1.

Rekordi i parë absolut, të cilin Vershtapen mund të barazojë që në garën e radhës në SHBA më 23 tetor, është ai i 13 fitoreve në harkun e një sezoni, rekord i vendosur nga

Mihael Shumaher në vitin 2004 kur fitonte titullin e shtatë, rezultat të cilin më pas e ka arritur edhe bashkëkombësi i tij, Sebastian Vettel në vitin 2013, edicion kur shënonte “pokerin” e titujve kampionë në F1.

Michael Shumaker

Max Verstappen ka katër gara në dispozicion për të barazuar dhe kaluar këtë rekord.

Një tjetër rekord, të cilin mund ta thyejë këtë sezon piloti i Red Bullit, është ai i diferencës më të madhe të pikëve me vendin e dytë në klasifikim. Maks aktualisht ka 113 pikë avantazh nga vendi i dytë, që mbahet shoku i tij i skuadrës, Serxho Perez.

Për të thyer rekordin e Sebastian Vettel të vitit 2013, me gjermanin që e mbyllte kampionatin me +155 më tepër se ferraristi Alonso, pilotit të Red Bulllit i duhet që ta thellojë edhe me +43 pikë diferencën me vendin e dytë.

Sebastian Vettel

Një mision i realizueshëm, por jo i lehtë, pasi parashikon që holandezi t’i fitojë të gjitha garat dhe më pas të shpresojë edhe në hapat fals nga Perez e Lëklerk.

Një rekord i lidhur ngushtë me atë të mësipërmin është edhe ai i numrit më të madh të pikëve në një sezon, arritje që mbahet nga Luis Hamilton me 413 pikë në vitin 2019, sezon kur britaniku fitonte titullin e gjashtë kampion.

 Max Verstappen – Lewis Hamilton

Me suksesin në Suzuka Max Verstappen  ka shkuar në kuotën e 366 pikëve dhe për ta kaluar Hamiltonin do t’i duhen edhe 48 pikë të tjera.

Një objektiv jo i pamundur, duke qenë se në lojë janë plot 100 pikë, shtojmë këtu edhe 4 pikë të tjera bonus të xhirove më të shpejta. Madje Vershtapen do të ketë në dispozicion edhe garën Sprint në Interlagos.

25-vjeçari ka mundësi të barazojë edhe rekordin sezonal të podiumeve. Nëse ai i mbyll katër garat e fundit mes tre të parëve, atëherë holandezi do të arrinte kampionin Hasselt, me plot 18 podiume gjatë një kampionati.

Gjithsesi, duhet përmendur fakti i evoluimit të Formulës 1, pasi siç dihet vitet e fundit kampionati ka pasur një rritje të ndjeshme të numrit të garave, duke ua bërë më të lehtë pilotëve aktualë thyerjen e rekordeve.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version