Gjykata e Tiranës do të hapë çështjen në lidhje me denoncimin për një ngjarje të rëndë të ndodhur në kryeqytet. Prindërit e foshnjes akuzojnë Qendrën Spitalore Univeritare “Nënë Teresa” se fëmija i tyre është infektuar me HIV në ambientet e Pediatrisë kur ka qenë i shtruar.

Apeli mësohet se ka urdhëruar gjykatën që të hapë çështjen e foshnjës me HIV, pas insistimit të familjes.

Ishte 27 nëntor 2021, kur jeta e një familje të sapokrijuar do të shkatërrohej. Dy prindërit, do të mësonin se fëmija i tyre 1 vjeç ishte infektuar me HIV. Dyshimet e tyre bien mbi spitalin QSUT, në reanimacionin e pediatrisë, ku djali, u shtrua për disa ditë pasi vuante nga bronkopneumonia. Nga analizat e realizuara, ato do të mësonin se djali i tyre mbarte një trup virusin HIV, që ata ende nuk e dinë se si është marrë, pasi spitali dhe të gjitha institucionet nuk kanë dhënë asnjë shpjegim. Prindërit, përforcojnë akuzat ndaj spitalit, pasi në dy teste që kanë kryer, si në shtetin gjerman dhe atë italian, kanë rezultuar negativë nga HIV-i.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version