Një makinë dhe një motor kanë mbetur të përplasur në rrugën “Artan Lenja” pranë fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit. Sic duket përplasja ka qenë e fortë sa ka shkaktuar sportimin në mes të rrugës të automjetit dhe rrëzimin e motorrit. Dëshmitarët thonë se drejtuesi i motorrit është plagosur dhe është transportuar drejt spitalit për ndihmë mjekësore.
Aksidentet në zonat urbane mjet me motor, mjet me këmbësorë dhe motor me këmbësorë janë një shqetësim dhe një rrezik i përditshëm për banorët e kryeqytetit./sosnews.al
