Angjelin Shkambi u ekzekutua për një borxh prej 30 mijë eurosh që ia kishte dhënë disa vite më parë një miku i tij Artan Koçeku.
Ky i fundit që shihni në foto (të siguruar nga sosnews) është i dënuar me 8 vite burg për akuzën e “Grabitjes me armë” të disa pikave të karburantit në Shkodër por edhe për trafik narkotikësh.Ndonëse ende e paprovuar Koçeku dhe Shkambi njiheshin me njëri -tjetrin pasi janë nga e njëjta zonë ndërsa policia është vënë në kërkim të 27 vjeçarit i cili pak ditë më parë kishte marrë leje 7 ditore nga burgu.

Koçeku duhej të paraqitej këtë të hënë në burgun e Peqinit por ai u zhduk pa shenjë. Ndërsa policia e ka shpallur në kërkim për vrasjen e Angjelin Shkambit mëngjesin e së Dielës.
Burimet zyrtare thanë se policia ka marrë në pyetje të afërm të tij por që sipas tyre i riu nuk është paraqitur në shtëpi.
Nga ana tjetër prokuroria e Shkodrës ka nisur hetimet për procedurën e marrjes së lejes nga ana e Koçekut.

Mëngjesin e së Dielës 45 vjeçari Angjelin Shkambi u gjet i pajetë brenda automjetit të tij në varrezat e Stom Golemit në Shkodër. Ekzekutimi i tipit mafioz ishte bërë brenda makinës benz të viktimës i cili ishte qëlluar me tre plumba në kokë.
Sipas të dhënave zyrtare Shkambi nga fshati Pulaj i Velipojës ishte liruar më 1 qershor të vitit 2015 pas arrestit në janar për trafik narkotikësh. Ai kishte dhënë garanci pasurore dhe gjykata e apelit në Shkodër i kishte caktuar masën e sigurisë arrest shtëpie.
Prishja e masës rezultoi fatale për 35 vjeçarin i cili u ekzekutua nga ish miku i tij Artan Koçeku.
Backgroundi i 27 vjeçarit Artan Koçeku
I riu me precedentë të theksuar kriminalë u arrestua në vitin 2013 si pjesë e një grupit të përbërë prej 4 personash të cilët grabisnin me armë pika karburantesh. Në atë kohë policia numëroi 8 pika të grabitura në lagje të ndryshme të qytetit verilindor.
Sëbashku me të arrestuarit e tjerë Pashko Qarri, e dy vëllezërit Mikel e Marjan Thani janë dhe autorë të vendosjes së eksplozivit në automjetin në pronësi të efektivit të policisë P.Vuksani në lagjen “Skënderbeg” në Shkodër në shkurt të vitit 2013.
E shkuara kriminale e Koëekut nuk përfundon me kaq. Sëbashku me dy persona të tjerë të shpallur në kërkim në atë kohë ( Fred Shkembi dhe Tom Gjergji) ata ishin autorë të vjedhjes së 12 dyqaneve po në Shkodër./sosnews.al

