Dy shqiptarë kanë mbetur të vdekur pasi janë përplasur nga treni në Gjermani. Mediat gjermane shkruajnë se të dy kanë qenë duke kaluar shinat e trenit në momentin që janë përplasur.

Faqja Shoqata Humanitare Dardana në Wiesbaden ka bërë me dije se viktimat janë dy shqiptarë të Kosovës, të identifikuar si Admir Seta (40 vjeç), dhe Leutrim Hyseni (31 vjeç).

Ngjarja e rëndë ka ndodhur të premten rreth orës 18:05. Trupat e shqiptarëve janë dërguar për autopsi.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version