Mbrojtësi i Interit, Denzel Dumfries, u dëmtua gjatë ndeshjes së Interit kundër Atalantës.Bergamaskët kryesuan 1-0, por Edin Dzeko barazoi mjaft shpejt. Boshnjaku realizoi të dytin  në pjesën e dytë, sakaq Palomino do shënonte një herë në portën e tij dhe një herë në të kundërshtarit.

Ndërsa Interi e fitoi ndeshjen, lajmi i keq erdhi nga fundi, pasi holandezi Dumfries pësoi një lëndim në gju dhe doli nga fusha, duke u zëvendësuar nga prurja e verës, Raoul Bellanova.

Më shumë detaje rreth situatës së Dumfries do të vijnë në ditët në vijim, teksa Kombëtarja e Hollandës shpreson që për lojtarin e prapavijës mos të ketë asgjë serioze.

Louis van Gaal ka zgjedhur mbrojtësin e krahut për turneun, i cili fillon të dielën e ardhshme. Kjo përfaqësuese luan ndeshjen e tyre të parë të hënën, ndaj Senegalit.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version