Në konkursin ndërkombëtar të bukurisë, Miss Universe 2023, përfaqësuesja e Ukrainës shprehu krenarinë për kombin e saj nëpërmjet kostumit.

Viktoria Apanasenko tha se veshja e saj përfaqëson “forcën e brendshme të ukrainasve” teksa lufta  me Rusinë vazhdon. Kostumi ka krahë mekanikë me gjatësi që arrin deri në 5 metra. Bukuroshja e veshi kostumin e “luftëtares së dritës” gjatë raundit të garës për veshjen kombëtare.

Me një shpatë  që e vringëllinte në dorë, veshja e Apanasenko u frymëzua nga kryeengjëlli Mikael, ruajtësi i ushtarëve dhe padron i Kievit.

Konkurrentet e tjera gjithashtu përcollën qëndrimet e tyre politike gjatë parakalimit në skenë.

Përfaqsuesja e Islandës zgjodhi çështjen e ndryshimeve klimatike. Disa konkurrente mbajtën kostume të bëra nga materiale të riciklueshme.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version