Grupi KISS njoftoi në emisionin radiofonik “The Howard Stern Show” të SiriusXM, koncertet e fundit të turneut të lamtumirës “End of the road” .

“Në 1 dhe 2 dhjetor do të jemi në Madison Square Garden.Këto do të jenë dy koncertet e fundit të grupit. E përfundojmë aty ku nisëm,”- tha këngëtari i KISS, Paul Stanley.

KISS filloi turneun e tyre të lamtumirës në janar 2019, por u detyruan ta ndalonin në vitin 2020 për shkak të pandemisë së koronavirusit.

“Disa njerëz me pak ironi thanë se ky turne vazhdon prej vitesh . Po, kemi humbur dy vjet e gjysmë për shkak të pandemisë. Ne do e kishim përfunduar tashmë, por po, ky është fundi,”- shpjegoi Paul.

Grupi, i cili është udhëhequr që nga fillimi nga vokalisti dhe kitaristi Paul Stanley dhe basisti Gene Simmons, deklaroi se qyteti i New Yorkut ka qenë pjesë e historisë së tyre për më shumë se 4 dekada. Anëtarët e bendit dallohen nga maskat dhe kostumet e tyre personale, ndërsa njihen për hitet e mëdha, si “I Was Made For Loving You”, “Forever” dhe “I Love It Loud”.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version