Të tjera detaje kanë dalë lidhur me veprimtarinë e grupit kriminal ku u arrestuan 15 persona për trafik të narkotikëve mes Shqipërisë dhe Italisë.
Detajet në dosjen hetimore të siguruar nga Balkanweb, kanë nxjerrë në pah rolin e Emirjan Beut, i cili njihej ndryshe me pseudonimin “Noizy” dhe që dyshohet të jetë një nga protagonistët kryesorë në këtë grup kriminal.
Emirjan Beu është vëllai i Florida Beut, që çoi me denoncimin e saj në zbulimin e përfshirjes në korrupsion të ish-zëvendësministres së Brendshme Rovena Voda.
Kujtojmë se për të çmontuar grupin kriminal, ku bënin pjesë 119 persona, italianë, shqiptarë, sllovenë etj, prokuroria italiane ne bashkëpunim me atë shqiptare hetuan disa vite me radhë, derisa ndërhynë dhe arrestuan disa prej të dyshuarve si dhe sekuestruan 4 milionë euro.
Në komunikimet e tyre trafikantët përdornin një gjuhë të koduar, për t’u ruajtur nga policia.

