Skena të pabesueshme kanë ndodhur ditën e djeshme në Greqi, ku tre të rinj shqiptarë me dy automjete Audi dhe BMW janë arrestuar nga Policia pasi bënin gara shpejtësie me njëri-tjetrin.

E po ashtu, Policia u kërkoi të ndalonin, por ata u shkelën gazin, bënë manovra të rrezikshme dhe thyen barrierat. Sipas mediave greke, njëra prej makinave pavarësisht ndjekjes nga efektivët ka ndaluar anësh rrugës në autostradën kombëtare në Lykovrysi, ndërsa personat brenda mjetit kanë arritur të largohen.

Pas ndjekjes, policia arriti të arrestojë vetëm shoferin. Ndërsa makina e dytë u bllokua nga një patrullë e policisë në Ano Liosia, ku u arrestuan edhe dy shqiptarët e tjerë. Njëra prej makina mësohet se kishte kabllo dhe bakër brenda saj, të cilat janë konfiskuar, e po ashtu të arrestuarit akuzohen për “drejtim të rrezikshëm të automjetit nga pakujdesia” dhe “vjedhje”.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version