Presidenti Bajram Begaj ka administruar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, Listën Përfundimtare të Renditjes së Kandidatëve të lejuar për kandidim për vakant në Gjykatën Kushtetuese. Në fund të proçesit, Genti Ibrahimi emërohet gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.
Arta Vorpsi dhe Arta Marku janë renditur me më pas pikë se sa Ibrahimi, edhe pse Vorpsi ka marrë vetë 0.16 pikë më pak se Ibrahimi.
RENDITJA:
-Genti Ibrahimi 88.38 pikë
-Arta Vorpsi 88.22 pikë
-Arta Marku 82.66 pikë
Vakanca u krijua në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, me mbarimin e mandatit të gjyqtarit Përparim Kalo.
NJOFTIMI I PRESIDENCËS:
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Bajram Begaj ka administruar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, Listën Përfundimtare të Renditjes së Kandidatëve të lejuar për kandidim dhe Raportin e Arsyetuar të Renditjes së tyre, për plotësimin e vendit vakant në Gjykatën Kushtetuese, vakancë e plotë, e krijuar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, me mbarimin e mandatit të gjyqtarit Përparim Kalo, shpallur nga Presidenti i Republikës me Dekretin nr. 13413 datë 13.01.2022.
Sipas praktikës dokumentare të dërguar, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, me vendimin nr. 46 datë 28.10.2022 ka vendosur miratimin e Listës Përfundimtare të Renditjes së Kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, në vendin vakant, vakancë e plotë e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 13.01.2022, si më poshtë:
1. Z. Genti Ibrahimi 88.38 pikë
2. Znj. Arta Vorpsi 88.22 pikë
3. Znj. Arta Marku 82.66 pikë
Presidenti i Republikës, pasi u njoh dhe vlerësoi praktikën dokumentare të vendimmarrjes së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, si dhe duke vlerësuar nevojën për plotësimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, në mbështetje të neneve 93, 125 pika 1, 127 pika 3, 129, 149/d pika 1, të Kushtetutës të Republikës së Shqipërisë, neneve 7, 7/a pika 4, 7/b, të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me Dekretin nr. 13877, datë 7.12.2022, ka vendosur që: Genti Ibrahimi të emërohet gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese
KUSH ËSHTË GENT IBRAHIMI?
Gent Ibrahimi është Kryetar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë që prej vitit 2018. Përpara marrjes së kësaj detyre në krye të institucionit që administron karrierën e prokurorëve, Ibrahimi ka drejtuar për pothuajse 19 vjet (me disa shkëputje) Institutin për Studime Publike & Ligjore, një organizatë e shoqërisë civile me orientim kërkimor/shkencor në fushën e qeverisjes dhe sistemit të drejtësisë.
Në vitet 2014 – 2016 Ibrahimi shërbeu si ekspert i nivelit të lartë në grupin e ngushtë të ekspertëve të angazhuar nga Komisioni Parlamentar Ad Hoc për Reformën në sistemin e Drejtësisë.
Në vitet 2008 – 2013 Ibrahimi ka shërbyer si anëtar i Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit (organi pararendës i Autoritetit të Mediave Audiovizuale të sotëm).
Në vitet 1998 – 1999 ka shërbyer si Këshilltar dhe Drejtor Kabineti i Ministrit për Reformën Legjislative dhe Marrdhëniet me Kuvendin i ngarkuar me detyrën e koordinimit të procesit të hartimit dhe miratimit të Kushtetutës të vitit 1998 dhe paketës legjislative post kushtetuese.
Më herët (në vitet 1993 – 1998) Ibrahimi ka punuar si pedagog i së drejtës administrative në fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës dhe si specialist pranë Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë.

