Georgina Rodriguez, partnerja e Cristiano Ronaldos ka treguar një episod ku një prej fëmijëve të saj ishte dhunuar. Në një rrëfim për “El Hormiguero”, Georgina Rodriguez tha se njëri prej djemve të saj ishte kthyer një ditë në shtëpi duke qarë pasi e kishin rrahur.
“Në shkollë i godasin dhe nuk mbrohen. Një nga fëmijët e mi erdhi në shtëpi duke qarë se e kishin rrahur. Në raste të tilla, nuk di sit ë mbrohesh. E vërteta është se unë i mësoj të mos godasin njëri-tjetrin. Fëmijët e mi janë shumë të sjellshëm në shkollë. Pastaj nuk do të doja kurrë që fëmijët e mi të grindeshin me të tjerët,”- ka deklaruar Rodriguez.
“I dua fëmijët, jam shumë e organizuar. I dua fëmijët e mi, iu shërbej vetë gjatë gjithë ditës,”- tha partnerja e Cristiano Ronaldo-s.
“Ne nënat i njohim shumë mirë fëmijët tanë dhe kemi durimin t’i edukojmë dhe t’u kushtojmë kohë. Ato kanë personalitete shumë të ndryshme,”- vijoi ajo.
Pavarësisht se kanë prindër të famshëm dhe një jetë plot luks, Georgina shpjegoi se ajo dhe Cristiano bëjnë çmos për t’i mbajtur ata me këmbë në tokë.
“Unë dhe Cristiano vijmë nga familje të përulura dhe vlerësojmë çdo mundësi, sepse e dimë vlerën që ka. Ne gjithmonë rrënjosim te fëmijët tanë se duhet të jemi mirënjohës dhe të respektueshëm,”- u shpreh Rodriguez.

