GJKKO pranoi ditën e sotme që familjarët e viktimave të Gërdecit të bëhen palë në proces. 290 persona, mes tyre të dëmtuar dhe familjarë të viktimave do të kontaktohen nga gjykata. Avokati i Mediut, Ardian Visha u shpreh se gjykata dhe prokuroria mbajtën një qëndrim të kundërt nga qëndrimet e mëparshme, gjë që sipas tij nuk mund të ndodhë.

Komenti ishte ai që i bëra në sallë. Nëse ka viktima të një kazusi. Për ne nuk ka vepër për zotin Mediu. E gjithë kjo çështje po humbet sensin. Gjykata dhe prokuroria kanë një mospranim ndaj familjarëve të viktimave, ndërkohë sot mbajtën një qëndrim diametrikisht të kundërt. Ekonomia gjyqësore është një nga parimet mbi të cilat ndërtohet një proces gjyqëson në Shqipëri. Do të duhet të kishim një qëndrim të gjykatës në mënyrë të menjëhershme. Edhe ne do të mbajmë një qëndim në seancën e ardhshme”, u shpreh avokati.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version