GJKKO ka dhënë ditën e sotme masën e sigurisë për zyrtarët e Dimalit, të arrestuar për korrupsion. Gjatë seancës së sotme, u vendos që të ndryshohet masa për Agim Cunin. Specialisti i emergjencave nuk do të lihet në burg por në arrest shtëpie. 

MASAT MË POSHTË:

-Drejtori i Zyrës së Urbanistikës në Bashkinë Dimal Altin Pali ‘arrest me burg’

-Valentina Jançe, shefe e Urbanistikës ‘arrest shtëpie’.

-Agim Cuni, Specialist te Emergjencat ‘arrest shtëpie’.

-Arben Guraj, Përgjegjës i sektorit të Shërbimeve ‘arrest me burg’.

-Vait Koshi, administrator i një shoqërie tregtare ‘arrest me burg’.

-Arjan Demiraj, inxhinier pranë kompanisë ‘arrest me burg’.

Zyrtarët u arrestuan me dyshimet se kanë abuzuar me lejet e ndërtimit, ndërsa  i jepnin kundrejt ryshfetit që varionte nga 2500 euro deri në 3 mijë euro. Sipas SPAK, ata i impononin qytetarët që ndërtime të caktuara në terren të bëheshin pikërisht nga kompania e preferuar e zyrtarëve të bashkisë, duke favorizuar kështu kompani të caktuara të ndërtimit.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version