Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka lënë në burg gjyqtarin Shkëlqim Miri.

Vendimin për masën arrest me burg u mor pasi mbi të rëndojnë akuzat për korrupsion pasiv e aktiv.

Mbrojtja e gjyqtarit kërkoi lirimin e Shkëlqim Mirit, duke pretenduar se një pjesë e shumës prej 34 milionë Lekë që ju gjetën në banesë, i përkasin një të afërmi të tij kurse pjesa tjetër do të përdorej për kurimin e gjyqtarit pasi vuan nga probleme shëndetësore.

Gjyqtari Shkëlqim Miri është shtruar në spitalin e burgut dhe ndodhet atje prej 3 ditësh në gjendje të rëndë.//sosnews.al

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version