Prokuroria e Krimeve të Rënda i ka kërkuar Gjykatës ndalimin e daljes jashtë shtetit duke i bllokuar pasaportën dhe kartën e identitetit deputetit Saimir Tahiri.

Kërkesa e prokurosirë u pranua nga Gjykata. Kjo masë sigurie u dha në kuadër të hetimit për ish-ministrin e Brendshëm, Tahiri për çështjen “Habilaj” pas përfshirjes së emrit të tij në përgjimet e publikuara nga Prokuroria e Katanias.

Para disa javësh, deputeti Tahiri udhëtoi drejt Gjermanisë për arsye personale, ku qëndroi atje për 3 ditë. Largimi i tij solli reagime të shumta, ndërkohë që opozita e cilësoi këtë si arratisje.//sosnews.al

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version