Gjatë seancës së sotme në Gjykatën e Krimeve të Rënda,prokuroria ka kërkuar dënimin maksimal për Denis Shtrazën.

Shtraza sipas prokurorisë  është person me rrezikshmëri të lartë dhe duhet të dënohet me burgim të përjetshëm.

Ai akuzohet për rrëmbimin dhe torturimin deri në vdekje të Gazmend Çollakut në janar të vitit 2016, bashkë me ish-oficerin e policisë, Ervin Dalipaj i vrarë në prill të këtij viti.

Kujtojmë se Denis Shtraza u arrestua në janar të vitit 2016-të teksa tentonte të arratisej nga Shqipëria. Ai dyshohet të jetë dhe anëtar i një grupi kriminal që operon në zonën e Durrësit dhe të Tiranës.//sosnews.al

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version