Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e dhënë nga ish-gjykata e Apelit për Krime të Rënda për Julian Sinanajn dhe 5 prej të dënuarve, Genis Mëhillaj, Albin Mexhaj, Ilir Karçini, Ndriçim Gjokona 8 vite burg, Marjon Mitro 8 vite burg.

Ndërsa për një të dënuar, Andon Mëhillaj, çështja është pushuar pasi vetë personi në fjalë ndërroi jetë në qeli në vitin 2020.

Në vitin 2017, dënimi i dhënë nga ish-Apeli për Krime të Rënda mori vendim të prerë.

Genis Mëhillaj u dënua me 10 vite burg, Albin Mexhaj me 8 vite burg, Ilir Karçini me 5 vite burg, Ndriçim Gjokona me 8 vite burg dhe Marjon Mitro me 8 vite burg.

Julian Sinanaj rrëfeu se është paguar për disa episode kriminale ndërsa anëtarët e ‘bandës së tritolit’ vepronin si grup i strukturuar kriminal.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version