Gjykata e Lartë la lënë në fuqi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për shtetasin rus i cili dyshohet për spiunazh, Mikhail Zorin.

Përmes avokatit të tij, Zorin i ishte drejtuar me rekurs Gjykatës së Lartë për një masë më të butë sigurie.

Por GJL e ka refuzuar këtë kërkesë duke lënë në fuqi vendimin e gjykatës se Apelit Durrës.

Me herët Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e shtetases ruse Svetlana Timofeeva dhe ukrainasit Fedir Aplatov.

Tre të rinjtë u arrestuan pas incidentit të ndodhur ne uzinën e armeve në Gramsh, ku te rinjte sulmuan rojet me spray neoparalizues.

Ata po hetohen nga prokuroria e Elbasanit dhe dyshohet se janë të dërguar të shërbimeve inteligjente për të mbledhur informacione sekrete në Shqipëri, kryesisht për infrastrukturat kritike.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version