Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e ish-gjyqtares Zamira Vyshka, e cila pretendonte që përgjimet e kryera nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK_ të konsiderohen të paligjshme.
Anëtari i Gjykatës së Lartë, Sandër Simoni, vendosi mospranimin e rekursit ndaj Vyshkës. Seanca paraprake ndaj ish gjyqtares, avokatit Ilir Pashaj dhe 3 të pandehurve të tjerë, pritet të mbahet më 21 shkurt.
Vyshka dhe avokati Pashaj sipas hetimeve kishin planifikuar të merrnin 400 mijë lekë rryshfet për t’i ulur dënimin me 6 muaj Xhulio Musait.
Gjyqtarja do përballet me drejtësinë për akuzën, “Korrupsion pasiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 319 dhe 25 të Kodit Penal. Ditën e djeshmë SPAK ka komunikuar akuzat edhe ndaj Taulant Romallarit i cili akuozhet për korrupsion dhe Adrea Tiranës për moskallëzim. Mësohet se sot SPAK do t’i komunikojë akuzën e korrupsionit edhe avokatit Ilir Pashaj.
Arrestimi i gjyqtares Vyshka dhe avokatit është bërë në korrik të këtij viti. Përgjimet dhe vëzhgimet e Prokurorisë së Posaçme nxorën zbuluar bashkëpunimin mes gjytares dhe avokatit, të cilët përmes një rryshfeti 400 mijë lekë do të ulnin dënimin me 6 muaj të të dënuarit Xhulio Musait.

