Gjykata e Shkodrës ka lënë në burg Rinald(Frederik) Tota,kreu i një rrjeti prostitucioni si dhe 7 anëtarët e tjerë të grupit të arrestuar në kuadër të operacionit ‘Balerina’.
Gjykata e ka refuzuar kërkesën e Totës për ndryshim të masës së sigurisë duke lënë në fuqi masën “arrest në burg” për 50 vjeçarin.
Ndërsa pas këtij vendimi ka dhënë dorëheqjen gjyqtarja e çështjes Izabela Radovani për arsye personale.
Rinard(Frederik) Tota,u arrestua gjatë operacionit “Balerinat” në Shkodër,si kreu i një rrjeti prostitucioni por ai akuzohet edhe si bashkëautor i një vrasjeje të ndodhur me 14 janar 1999 në lagjen “Vojo Kushi”, në Shkodër, ku ai së bashku me Behar Bajrin u akuzuan se kishin ekzekutuar vëllezërit Artur e Osman Alibali, përkatësisht 35 dhe 37 vjeç. 50-vjeçari,përveç ndryshimit të emrit, rezulton edhe me dy mbiemra të tjerë, ku shfaqet njëherë me mbiemër Tata dhe njëherë me Tota.//sosnews.al
