Gjykata e Evropiane për të Drejtat e Njeriut do të marrë në shqyrtim çështjen e mos ekzekutimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe pretendimet e ngritura nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, për të cilën ka reaguar edhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi.

Për Tedi Blushin, ky është një lajm shpresëdhënës, duke theksuar se Teatrit do të ndërtohet aty ku ishte dhe sic ishte.

“Një lajm shpresëdhënës nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut për çështjen e Teatrit Kombëtar!

Pranohet kërkesa dhe kalon për gjykim çështja e mosekzekutimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ndalimin e shembjes së këtij tempulli të rëndësishëm të artit dhe kulturës!

Mirënjohje “Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit”, të gjithë artistëve jokonformistë, aktivistëve, qytetarëve dhe ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta të cilët i dhanë zë kauzës së Teatrit dhe zgjuan ndërgjegjen shoqërore e kombëtare për një nga krimet më të rënda të Edi Ramës dhe Erion Veliaj ndaj trashëgimisë kulturore dhe historike të Tiranës!

TEATRI KOMBËTAR, ATY KU ISHTE DHE ASHTU SIÇ ISHTE”, shkruan Tedi Blushi.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version