Shtyhet seanca e parë për çështjen e Parkut të Butrintint në Gjykatën Kushtetuese. Gjykata shtyu kërkesën për Butrintin me argumentin se 36 deputetët firmëtarë si palë në këtë çështje nuk kanë dhënë autorizimin për t’i përfaqësuar. Kryetarja e Kushtetueses ka theksuar se për shqyrtimin e çështjes nevojiten 28 firma dhe data për seancën e rradhës u caktua në 11 korrik.
Pas daljes nga seanca, deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa u shpreh se sot kishin përgatitur argumente për këtë çështje. Ajo shtoi se ka një të pavërtetë pasi i është drejtuar Kushtetueses personalisht me 7 kërkesa të tjera.
“Palët e përfaqësuara në Gjykatë ishim të gjithë, pavarësisht se niveli i përfaqësimit të Këshillit të Ministrave dhe Fondacionit nuk ishte në nivelin që prisja. Ajo që çmoi gjykata është që unë si deputete përfaqësues bashkë me avokatin nuk ishim të legjitimuar për të përfaqësuar 36 deputetët firmëtarë. Këtu ka një të pavërtetë sepse unë i jam drejtuar Gjykatës Kushtetuese me emrin tim personal me 7 kërkesa të tjera dhe më kishin njohur si subjekt të legjitimuar për të përfaqësuar deputetët. Ata kanë vendosur që prej çështjes për ndërtimet pa leje një standard të ri. Unë i shtrova Gjykatës Kushtetuese dhe pyetjen se çfarë bëhet sepse 36 deputetë kanë firmosur dhe 5 kanë lënë mandatet. Seanca e radhës u la më 11 korrik në orën 10 ku shpresojmë se nuk do kemi më probleme të tilla”, tha Zhupa.
Seanca e radhës u vendos të mbahej me 11 korrik në orën 10:00.
Para nisjes së seancës, Zhupa u shpreh se janë konstatuar 13 shkelje.
‘Sot është seanca e parë publike. Uroj që të jetë prezente Margariti dhe anëtarët e tjerë të komisionit. Uroj që të jenë këtu që të thonë tezat dhe argumentat e tyre, dua t’ju vej në dijeni se janë 13 shkelje të Kushtetutës, të Konventës së Parisit që janë shkelur në këtë koncension. Kemi besimin e GJK do të qëndrojnë në lartësinë, për të mbrojtur identitetin kombëtar, që të mos e përfshijë ngjarjen politike’

