Partia Socialiste duket se është tërhequr nga mbështetja dhe mbrojtja e Bordit të Transparencës për ushqimet e shportës.

Në një prononcim për mediat, kreu i Grupit Parlamentar Socialist,  Taulant Balla tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i prerë dhe që duhet të zbatohet.

Taulant Balla: Nuk jam orakull dhe as nostradamus dhe nuk parashikoj vendimet e gjykatës. Sot Kuvendi ka pasur debate për një vendim të Gjykatës Kushtetuese të marrë dje. Vendimi i Gjykatës Kushteetuese është një vendim i rëndësishëm që duhet zbatuar. Nuk diskutohet nga palët që marrin pjesë në atë çështje.

Pyetje: Pse nuk ka zbatuar vendimi i GJK-së për Teatrin kombëtar?

Taulant Balla: Mos u nxitoni kur bëni konstatime. Mos harroni që vendimet e GJK janë të formës së prerë. Nëse njërit i pëlqen se si zbatohet ose jo. S’ka asnjë vendim të GJK-së që sot nuk po zbatohet. Sot kishte dhe një pretendim nga një prej deputetëve për mungesë kuorumi. Secili ka të drejtë të ankimojë. Sot normalitet.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version