4 rumunë, 2 burra dhe 2 gra dolën sot para gjykatës së Vlorës për tu njohur me masën e sigurisë. Gjykata caktoi për ta masën e sigurisë “arrest me burg”. Ata u mbrojtën nga avokatë kryesisht, pas arrestimit 3 ditë më parë nga Policia.

Gjatë operacionit “Camper”, atyre iu është gjetur një sasi prej 260 kilogramë lëndë narkotike kanabis, në Qafë-Botë.

Ata ishin në monitorim dhe droga ndodhej në 2 kampera. Paraprakisht dyshohet se droga i përkiste një grupi shqiptar të trafikut dhe se 4 të arrestuarit ishin maskuar si turistë për të kaluar kollaj lëndën narkotike. Kamperat që ata kishin marrë, i kishin me qira.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version