Gjykata e Posaçme e rrëzoi kërkesën e Leonard Palushit, ish-shefit të sektorit të vrasjeve në Policinë e Elbasan për t’u liruar. Ai është vënë nën hetim për “Shpërdorim detyre” dhe dyshohet se kishte bashkëpunuar me një grup kriminal në Elbasan për të devijuar hetimet për vrasjen e Emiljano Ramazinit  verën e 2020-ës.

Kjo ishte hera e dytë që Palushi kërkon në gjykatë ndryshimin e masës së sigurisë dhe dërgimin e tij në “Arrest shtëpie” duke argumentuar me rrethanat familjare dhe pretendimin se Prokuroria tashmë duhet të kishte dërguar dosjen për gjykim.

Megjithatë në seancën e zhvilluar SPAK I tha gjykatës së hetimet për dosjen janë në vazhdim dhe janë shumë veprime të tjera pa u kryer, duke kërkuar lënien e tij në burg.

Leonard Palushi u vu në pranga pas dëshmisë së dy bashkëpunëtorëve të drejtësisë, Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj, të cilët rrëfyen për disa vrasje me pagesë. / Tv Klan

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version