Orest Sota është lënë në burg nga Gjykata e Elbasanit gjatë shqyrtimit të vlefshëmrisë së arrestit dhe vlerësimit të masës së sigurisë.
Para Gjykatës 25 Vjeçari pronar i dy bizneseve ka mohuar të ketë njohje të drejtpërdrejtë me ish minsitrin e brendshëm Saimir Tahiri ndërsa është shprehur se i qëndron deklarimit fillestar se paratë që i janë gjetur rreth 863 mijë euro ishinë për të likujduar fatura debi që kishin ndaj kompanisë “Kurum”.
Bazuar në referimin e materialit procedurial hetimor në prokurori të dorëzuar nga policia ndaj Orest Sotës rëndojnë tre akuza. Nëse do i provohen tre akuzat e ngritura Sota rrezikon të dënohet me burg nga dy deri në tre vjet.

Veprat penale për të cilat akuzohet Orest Sota

Neni 180
Fshehja e të ardhurave
Fshehja apo shmangia nga pagimi e detyrimeve tatimore, nëpërmjet mosdorëzimit të dokumenteve ose mosdeklarimit të të dhënave të nevojshme, sipas legjislacionit në fuqi, dorëzimi i dokumenteve të falsifikuara, apo deklaratave ose informacioneve të rreme, me qëllim fitimin material, për vete apo për të tjerët, përmes përllogaritjes së pasaktë të shumës së tatimit, taksës, apo kontributit, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim deri në tre vjet.
Kur kjo vepër kryhet me qëllim fshehjen apo shmangien nga pagimi të një detyrimi tatimor me vlerë më të lartë se pesë milionë lekë, dënohet me burgim nga dy deri në pesë vjet.
Kur kjo vepër kryhet me qëllim fshehjen apo shmangien nga pagimi të një detyrimi tatimor me vlerë më të lartë se tetë milionë lekë, dënohetme burgim nga katër deri në tetë vjet.

Neni 291
Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt

Drejtimi i automjeteve apo mjeteve të tjera të motorizuara në gjendje të dehur, nën efektin e lëndëve narkotike apo pa dëshminë përkatëse të aftësisë dënohet me burgim nga dhjetë ditë deri në tre vjet.
Gjykata mund të vendosë zëvendësimin e dënimit me burgim me pagimin e një shume të hollash në favor të shtetit.

Neni 242
Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik

Mosbindja ndaj urdhrave të ligjshme të punonjësit të policisë së rendit publik përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre muaj.

Njoftimi i Policisë:

Me datë 02. 11. 2017, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Orest Sota vjeç 25, banues në Tiranë, administrator i nje subjekti privat sh.p.k pasi më datë 01.11.2017, në rrugën nacionale, në fshatin Balldren, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin “Land Rover” dhe nga kontrolli në mjet ju gjetën e bllokuan një sasi e madhe eurosh, i cili pretendonte se do t’i përdorte për likujdimin e faturave, por të pa shoqëruara me dokumentin e origjinës.

sosnews

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version