Në seancen e radhës në gjyqin kundër Emiljano Shullazit dëshmoi dhe ish ministri i brendshëm Saimir Tahiri.

Gjatë dëshmise Tahiri tha se kërcënimin e kandidatit Mynyr Koni,e mësoi nga një postim publik të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Kështu Tahiri tha se nuk e kuptonte pse Berisha nuk merret si dëshmitar për të mësuar rrethanat se nga e mori vesh dicka të tillë dhe se prokuroria bën politikë.

Këtë kërkesë ish-ministri i brendshëm e beri dhe në fund të dëshmisë që ish-kryeministri të merret në pyetje se si mori dijeni për kërcënimin.

Për të dëshmuar ishte dhe drejtori i pergjjthshem Haki Çako,i cili tha se ishte kontaktuar nga Dhori Kule që i kishte thënë për kërcënimin e kandidatit nga Emiljano Shullazi.

Në seancë pritej dhe dëshmia e Dhori Kules por ndonëse u paraqit ai u largua pak minuta më vonë për shkak të një problemi familjar.sosnews.al

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version